JOQ Albania
Home

Në Maqedoni janë optimistë, sfida ndaj Kosovës do luhet me tifozë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/03/2020 14:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sfida mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e vlefshme për kualifikimet e Nation League ishte parashikuar për t’u luajtur në 26 mars, por duke parë situatën kaotike që po kalon europa për shkak të koronavirusit, ajo u shty për një datë të dytë.

Gazetari sportiv nga Maqedonia e Veriut, Reshat Ibrahimi, ka deklaruar së fundmi se ndeshja e shumëpritur do të zhvillohet më 4 qershor, madjedo të jenë të pranishëm dhe tifozët.

Ibrahimi shkruan:

Maqedonia e Veriut-Kosova me 4 qershor, me prani të tifozëve. Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë dhe Kosovës do të luhet me 4 qershor me prani të publikut, kurse finalja është me 9 qershor. Ndeshja duhej të zhvillohej me 26 mars, por u shty për shkak të koronavirusit. Takimi do tē luhet në stadiumin Arena “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa finalja do të luhet në Gjeorgji ose Bjellorusi.

Kujtojmë që ka qenë edhe vetë Federata e Maqedonisë së Veriut, e cila kishte kërkuar shtyrjen e ndeshjes për shkak se shumë futbollistë i kishte të bllokuar në vendet Europiane dhe nuk mund të lëviznin për shkak të koronavirusit.