JOQ Albania
Home

Një tjetër futbollist i Juventusit i nënshtrohet testit për COVID-19
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/03/2020 12:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Juventusi ishte ekipi i parë i futbollit në Europë që shënoi rastin e parë me koronavirus. Daniele Rugani, mbrojtësi i ekipit, rezultoi pozitiv ndaj COVID-19, ndërsa pas tij u infektua edhe Matuidi.

Ankthi ka qenë i madh dhe i gjithë ekipi bardhezi është izoluar në karantinë.

Meraku është se mos edhe lojtarë tjerë në ekip të jenë të infektuar.

Kështu, ka qenë bashkëshortja e Leonardo Bonuçit, Martina, e cila ka theksuar se mbrojtësi i është nënshtruar testit për COVID-19 dhe tashmë janë në pritje të përgjigjes.

Megjithatë, bashkëshortja e kapitenit të bardhezinjve nënvizon se për momentin mbrojtësi nuk ka shfaqur asnjë simptomë.