JOQ Albania
Home

Jo vetëm ndaj Wilder, Tyson Fury bëhet gati edhe për ndeshjen me Joshua
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/03/2020 10:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tyson Fury e ka ndarë mendjen. Boksieri britanik synon një duel me Anthony Joshua, këtë vit.

Ka qenë pikërisht, promotori i tij, Frank Warren, i cili ka zbuluar se klienti i tij është i gatshëm të përballet me Anthony Joshua.

Përveç faktit se ka zyrtarizuar trilogjinë me Wilder, britaniku po planifikon edhe duelin me Joshua, në fund të këtij viti, saktësisht në dhjetor.

Warren tha:

Tyson kundër Anthony Joshua, në dhjetor, është ajo që mbetet si idealja për t’u bërë. Ai është dueli që të gjithë duan të shohin dhe dueli që duan ta bëjnë. Shpresoj që një gjë e tillë do të sqarohet dhe të caktohet.

Joshua në anën tjetër do të ketë punë me Kubrat Pulev për të mbrojtur titullin e kampionit, më 20 qershor. Mbetet të shihet nëse Joshua dhe Fury më pas do të arrijnë marrëveshje për një duel madhështor.