JOQ Albania
Home

Nuk mund të mungonte/ Edhe Leo Messi i bashkohet sfidës me letrën higjenike
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/03/2020 9:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të izoluar në shtëpi prej disa ditësh për shkak të koronavirusit, futbollistët kanë nisur një sfidë mjaft interesante, të cilën e realizojnë në ambientet e shtëpisë.

Quhet "sfida e letrës higjenike" dhe ka përfshirë thuajse të gjithë lojarët. Ata sfidojnë njëri-tjetrin, pikërisht duke dhuruar spektakël me letrën higjenike.

Nuk mund të mungonte në këtë edhe ai që konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, Leo Messi.

Argjentinasi i është bashkuar sfidës që tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, teksa dhuron spektakël me letrën higjenike, ashtu siç jemi mësuar ta shikojmë me topin në fushën e lojës.