JOQ Albania
Home

Shënohet rasti i dytë me koronavirus në Bundesligë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/03/2020 9:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas Luca Kilian i Padebordit, është shënuar së fundmi edhe rasti i dytë me koronavirus në Bundesligën gjermane.

Është skuadra e Eintracht Frankfurt, e cila ka konfirmuar se futbollisti i tyre ka dalë pozitiv ndaj testit COVID-19.

Klubi gjerman ka raportuar se një futbollist i tyre ka rezultuar pozitiv, por që nuk e ka bërë publik emrin e tyre.

Lojtari në fjalë kishte pasur gjitha simptomat dhe kjo bëri që t’i nënshtrohej testi, ndërsa Frankfurt ka bërë me dije se tani testit do t’i nënshtrohen të gjithë pjesëtarët e ekipit.

Tashmë, i gjithë klubi do të futet në karantinë për 14 ditët e ardhshme me trajnerin Adi Hutter që ka kërkuar nga futbollistët stërvitje individuale nëpër shtëpitë e tyre duke minimizuar kontaktet me të tjerët.