JOQ Albania
Home

I infektuar me koronavirus, presidenti i Olimpiakosit dhe Nottingham Forestit kërkon të blejë një klub të ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/03/2020 18:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i Olympiakos, miliarderi, Evangelos Marinakis, rezultoi para disa ditësh pozitiv ndaj koronavirusit, por mesa duket, gjendja e tij shëndetësore nuk e pengon aspak që të bëjë plane për të ardhmen.

Së fundmi, bossi grek ka bërë një ofertë për të blerë klubin francez, Troyes. “Le 10Sport” raporton se biznesmeni i njohur ka paraqitur një propozim për të blerë klubin e Ligue 2.

Nëse do e përfundonte me sukses këtë marrëveshje, ky do ishte ekipi i tij i tretë për Marianakis, pasi ai ka në pronësi klubin e Olimpiakosit, por edhe anglezët e Nottingham Forestit.

Negociatat midis presidentit aktual të ekipit francez, Masoni dhe Marinakis janë përshpejtuar ditët e fundit, me këtë të fundit që ka bërë një ofertë prej 12 milion eurosh për të blerë skuadrën franceze.