JOQ Albania
Home

Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare ish-futbollisti i kombëtares angleze
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/03/2020 15:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm i trishtë ka tronditur mesditën e sotme futbollin anglez.

Ish-futbollisti i kombëtares angleze U21, Peter Whitingham ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeç.

Prej disa ditësh, Peter ndodhej në spital pasi pësoi lëndime në kokë nga rënia aksidentale në një bar në Barry.

Për fat të keq, ai nuk arriti të mbijetonte dhe sot ka ndërruar jetë.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga klubi anglez në faqen zyrtare.

Peter Whitingham luajti për 10 vite me Cardiff, ndërsa që nga 2018 u tërhoq nga futbolli i luajtur.

Për të gjithë tifozët e Cardiff, ai është konsideruar si një nga legjendat e klubit.