JOQ Albania
Home

Theu rregullat e karantinimit për të takuar të dashurën, “ylli” i Realit rrezikon burgun
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/03/2020 15:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa e gjithë bota është izoluar në shtëpi për shkak të koronavirusit, sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic, ka thyer rregullat e karantinës dhe shkak është pasioni.

Futbollisti madrilen është kthyer në vendlindjen e tij, Serbi, pasi ka mundur të qëndrojë larg të dashurës së tij.

Por, lëvizja e futbollistit është zbuluar dhe ai tashmë rrezikon një ndëshkim shembullor.

Në dënimet e parashikuara, është edhe nëse personi që ka thyer karantinën ka infektuar një tjetër, atëherë si masë përdoret edhe ndëshkimi me burg.

Kështu, Joviç tashmë rrezikon shumë dhe një surprizë për të dashurën në këto kohë mund t’i kushtojë shtrenjtë.