JOQ Albania
Home

Neymar largohet nga Parisi dhe i thotë “zhduku” koronavirusit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 19/03/2020 10:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ylli brazilian, Neymar JR, zgjodhi t’i kalonte ditët e karantinës në vendlindjen e tij, ku dhe po stërvitet për të mbajtur trupin në formë pavarësisht se futbolli ka ngrirë.

Ai vendosi mos qëndronte në Paris, por ka udhëtuar drejt Brazilit, aty ku edhe klima nuk e favorizon shumë virusin famëkeq.

28 vjeçari ka postuar një video së fundmi ku shihet duke bërë stërvitje në palestër, ndërsa fillimisht jep dhe një mesazh kundër koronavirusit: “Zhduku Koronavirus”.