JOQ Albania
Home

Pogba bën lëmsh merkaton, shfaqet me fanellën e Juventusit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/03/2020 19:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ashtu si të gjithë njerëzit në mbarë europën, edhe Pol Pogba është vetë-izoluar për shkak të koronavirusit.

Ylli francez ka postuar një video në Instagram, ku shihet teksa stërvitet në shtëpinë e tij në atë që e ka quajtur “Karantina PP Arena”.

Bahkë me të në stërvitje është dhe shoku i skuadrës Viktor Liendlof, ndërkohë që bie në sy është fanella e veshur e Juventusit.

Megjithatë, duket se në këto momente, fanella s’ka të bëjë fare me të ardhmen e lojtarit, por është veshur vetëm për të treguar mbështetje ndaj futbollistëve që vuajnë nga koronavirusi (konkretisht Matuidi i Juventusit).

Pogba shkruan:

Ju prezantoj fushën time të re të stërvitjes. Ajo quhet ‘Karantina PP Arena’, e cila është e hapur 24 orë në ditë. Po kënaqem duke punuar me vëllain tim Viktor Liendlof. Jemi këtu për të mbështetur shokët tanë Matuidi dhe Ekdal, si dhe të gjithë atletët apo njerëzit e tjerë kudo në botë. Bëhuni të fortë dhe qëndroni në shtëpi të sigurte.