JOQ Albania
Home

Frikë nga koronavirusi, mesfushori braktis ekipin e tij në mes të sezonit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/03/2020 10:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Koronavirusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në Europë, ndërsa ditët e fundit nuk po kursen as futbollistët.

I frikskuar në maksimum nga kjo situatë duket ish-lojtari i Chelseat, Obi Mikel, i cili aktualisht aktivizohet në Turqi me Trabzonin.

Megjithatë, së fundmi, ai është larguar nga ky ekip, pasi kritikoi autoritetet turke të futbollit për mos pezullimin e sezonit, përkundër përhapjes së koronavirusit.

Mikel ka deklaruar se nuk ndjehet rehat duke vazhduar të luajë gjatë pandemisë, dhe ka hequr dorë nga paga e tij e mbetur, në mënyrë që të dalë lojtar i lirë.

Kontrata e Mikel me Trabzonspor do të skadonte vitin e ardhshëm, nëse ai do të qëndronte në Turqi.