JOQ Albania
Home

Po vuan në sulm, Barcelona bën gati dy super goditje në merkato
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/03/2020 10:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona duket se mezi po pret ta përfundojë këtë sezon, e të harrojë gjithë ato probleme të shumta që i janë shfaqur, sidomos në repartin e sulmit.

Për të mos përsëritur të njëjtën gjë, Barcelona ka vendosur të hyjë fuqishëm në merkaton e qershorit.

Mediat në Spanjë raportojnë se Barcelona do t’i bëjë vend Neymarit dhe Lautaro Martinezit, për të ndryshuar totalisht fazën e sulmit.

Neymar do t’i kushtonte Barcelonës 150 milionë euro, ndërsa Lautaro Martinez 111 milionë, para të cilat do të grumbulloheshin nga shitjet e Philippe Coutinho, Ousmane Dembele dhe ndoshta edhe nga shitja e Griezmann, i cili nuk po përshtatet si duhet.

Me daljen e emrave të Neymar dhe Martinez, bije poshtë mundësia e transferimit të Willian nga Chelsea. Si duket, në kampin bleugrana po përgatiten për ndryshime të mëdha.