JOQ Albania
Home

Juventusi kthehet në vatër infeksioni, një tjetër lojtar rezulton pozitiv ndaj koronavirusit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/03/2020 21:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tjetër goditje për klubin e Juventusit.

Pas Daniele Ruganit, Blase Matuidi është lojtari i dytë në këtë ekio që ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Njoftimi ka ardhur mbrëmjen e sotme.

Mesa duket, dalangadalë, COVID-19 po fiton terren dhe midis futbollistëve në Itali.

Kjo e fundit konsiderohet si qendra e përhapjes së koronavirusit në Europë.

Ndërkohë, tashmë mesfushori francez duhet të qëndrojë i vetëizoluar në shtëpi. Gjendja e tij është e qëndrueshme.