JOQ Albania
Home

“Rama ik!”, qytetari publikon videon: Revoltë te burgu 313, të dënuarit po shkundin dyert!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17/03/2020 21:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një mesazh i pazakontë ka mbërritur pak më parë në redaksinë e JOQ Albania.

Një qytetar ka dërguar një video, ndërsa shprehet se në Burgun 313 në Tiranë, të burgosurit kanë nisur një revoltë mbrëmjen e sotme.

Në videon e dërguar nga qytetari dëgjohen edhe thirrjet "Rama ik", të cilat janë kthyer në "trend" gjatë muajve të fundit në vend.

Sipas tij, të dënuarit po shkundin dyert, ndërkohë nuk dihet arsyeja e kësaj forme protestimi.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet përkatëse.

Mesazhi i plotë:

Revolte tek burgu. Po shkundin dyert. Rama ik rama ik thone. Degjohen zhurma

Kujtojmë këtu që disa ditë më parë një situatë e ngjashme u përsërit edhe burgun e Reçit në Shkodër, ku të dënuarit dyshonin se kishin në qeli dy të infektuar me koronavirus.