JOQ Albania
Home

Shkodër/ Burri përfundon i shtrirë në asfalt, dëshmitari: S’e pamë ç’ndodhi, e gjetëm në tokë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17/03/2020 20:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një person ka përfunduar pa ndjenja në asfalt, pasi është rrëzuar nga motori.

Ngjarja ka ndodhur orët e vona të pasdites së sotme në Shkodër, rreth orës 17:30.

Një dëshmitar ka dërguar edhe foto nga vendngjarja, ku shihet personi i shtrirë në asfalt.

Dëshmitari thekson se personi ka qëndruar më shumë se 30 minuta i shtrirë në asfalt, ndërkohë as policia e as ambulanca nuk kanë mbërritur për t'i dhënë ndihmën e parë, ndonëse janë lajmëruar.

Mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, dhe nuk dihet nëse personi ka humbur kontrollin e motorit, apo është përplasur nga ndonjë automjet.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Sot ne shkoder reth ores 17:30. Nderkohe spitali dhe policia eshte vetem 3 minuta larg. Dihet qe ne numrin 127 nuk pergjigjet askush por edhe policia vonon mbi 30 minuta per te ardhur. Nje zoteri eshte rrezuar me motorr po nuk e di se si ndodhi per arsye se nuk e kishte pare asnje nga ne qe e gjetem aty ne toke. U bene 30 minuta e nuk ka ardhur askush