JOQ Albania
Home

Volejbollistet e Torinos “fitojnë” përballë Covid 19
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17/03/2020 19:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të qëndrosh larg volejbollit është praktikisht e pamundur, veçanërisht nëse jeni të mbyllur në shtëpi për të kaluar këtë periudhë të zymtë të karantinës.

Ato që kanë një zgjidhje janë Silvia Lotti dhe Francesca Michieletto, lojtaret e Barricalla Cus Torino në Serie A2, të cilat duke qenë se i mungon volejbolli, luajtën në një video argëtuese që mund ta quajmë "Lojëra volejbolli në kohën e koronavirusit".

Rrjeta është montuar në dhomën e ndenjes dhe në mënyrë magjike shtëpia bëhet një ndërtesë, e kompletuar me himnin zyrtar të Serie A dhe prezantimin e të dy skuadrave: Cus Torino kundër COVID Quarantena Volley. Dhe pas ndeshjes, intervista rituale me përmbledhjet kryesore.

Fitues janë padyshim Silvia Lotti dhe Francesca Michieletto, të cilat jo vetëm që gjetën një mënyrë të zgjuar për të mposhtur mërzitjen, por edhe na vodhën një buzëqeshje në një moment të mungesës së fortë të volejbollit.

Burimi: Sport Mediaset | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania