JOQ Albania
Home

Tokyo shpreson në zhvillimin e Lojërave Olimpike: Nuk na është caktuar asnjë afat
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17/03/2020 18:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk është caktuar ende asnjë afat për një shtyrje të mundshme të Lojërave Olimpike, të planifikuara për t'u zhvilluar nga 24 korriku deri më 9 gusht. Në të vërtetë përgatitjet për evenimentin po vazhdojnë ashtu siç është caktuar.

Anëtari i CIO dhe presidenti i Komitetit Olimpik Australian tha në prag të dy ditëve të 'konsultimeve' midis Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe federatave në meritë pikërisht të 'rruga për në Tokio' e cila u bë e mundueshme për shkak të pandemisë Covid- 19.

Coates, i cili kryeson Komisionin e Koordinimit Tokyo2020, tha për gazetën australiane Sydney Morning Herald:

IOC nuk ka miratuar asnjë prej datave që Pound parashikoi dhe mendoj se Dick gjithashtu u tërhoq. Gjithçka po shkon drejtë hapjes me 24 korrik. Afati i treguar nga Pound nuk ishte asnjëherë pozicioni i IOC por ideja e tij. Kanë mbetur akoma katër muaj .

Në fund të shkurtit, kolegu i tij kanadez Dick Pound kishte pohuar se një vendim për Lojërat Olimpike duhet të vinte brenda dy deri në tre muaj.

Ndërkohë që sot është bërë e ditur se nënkryetari i Komisionit Olimpik të Japonisë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Komitet e njoftoi lajmin me anë të një postimi.

Qeveria japoneze kishte thënë këtë mëngjes se synon të vazhdojë me përgatitjen e Lojërave Olimpike të Tokios, duke konfirmuar datën e fillimit të planifikuar për këtë verë.

Burimi: Sport Mediaset | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania