JOQ Albania
Home

Ndryshojnë datat e finaleve të Champions League dhe Europa League
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/03/2020 15:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

UEFA ka zhvilluar sot një mbledhje të jashtëzakonshme me 55 federatat e vendeve të ndryshme europiane duke marrë edhe disa vendime të rëndësishme, lidhur me fatet e futbollit, i cili është pezulluar nga koronavirusi.

Më kryesorja është se është zyrtarizuar tashmë fakti se Euro 2020 do të shtyhet për vitin e ardhshëm.

Ndërkaq, ndryshime pësojnë edhe dy kompeticionet e njohura europiane, “Champions League” dhe “Europa League”.

Liga e Kampionëve do të ketë një shtyrje të finales nga fundi i majit që u parashikua, për në 27 qershor.

Nga ana tjetër, “Europa League” do ta luajë finalen në 24 qershor. Por këto vendime mbeten ende të ndryshueshme, duke parë edhe gjendjen e Koronavirusit në Europë.