JOQ Albania
Home

UEFA merr vendimin drastik, shtyn Europianin për në vitin 2021
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/03/2020 13:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kampionati Europian i futbollit, i cili ishte planifikuar të luhej në qershor të këtoj viti, është shtyrë për në vitin 2021.

Ky është vendimi i UEFA-s, e cila në këto momente po zhvillon videokonferencën e udhëhequr nga presidenti Aleksander Ceferin me 55 federatat europiane të futbollit.

Lajmin e ka konfirmuar Federata Norvegjeze e Futbollit përmes faqes së saj në “Twitter” .

Njoftimi:

Kampionati Europian do të zhvillohet nga data 11 qershor deri në 11 korrik 2021”