JOQ Albania
Home

Koronavirusi drejt zhdukjes, në Kinë po mendojnë t’i rikthehen futbollit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 17/03/2020 10:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kina ishte vendi më i prekur nga koronavirusi, ndërsa tani ky shtet ka gjetur qetësi, teksa rastet e reja janë me pikatore. E gjithë situata e rënduar është spostuar në Europë.

Kështu, duke parë zhdukjen e koronavirusit, Federata Kineze e Futbollit po mendon të rifillojë sezonin e Superligës kineze më 18 prill.

Sezoni fillonte në 22 shkurt, por ai u ndal pas shpërthimit të virusit.

Tashmë, me përmirësimin e situatës, është raportuar nga Wild East News, një burim anglez i lajmeve sportive në vend, se sezoni i futbollit së shpejti do të rinisë.

Një mori skuadrash kineze të Superligës kishin ikur nga vendi për të shmangur kontraktimin e koronavirusit, duke përfshirë kampionët Guangzhou Evergrande, të cilët u zhvendosën në Dubai për t’iu nënshtruar një kamp trajnimi.

Duket se e keqja ka kaluar dhe në Kinë po rikthehet normaliteti...