Koronavirusi, emigranti shqiptar publikon pamjet nga SHBA-ja: Supermarketet janë boshatisur!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.03.2020, 02:05

Një emigrant shqiptar që jeton në SHBA ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet situata e krijuar nga koronavirusi në shtetin amerikan.

Ai ka dërguar disa foto ku shihet se si janë boshatisur supermarketet në Michigan, Detroit, në qytetin Shelby Twp.

Fotot janë bërë në rrjetin e njohur të supermarketeve Kroger, ndërsa në rafte nuk gjendet më asnjë produkt.

Ai shkruan:

Pershendetje JOQ! Keto foto jane bere sot ,para rreth 18:20 me oren ketu, ne Michigan/Detroit Usa 🇺🇸 Qyteti: shelby twp. Fotot jane bere ne rrjetin e njohur te supermarketeve Kroger. Ju pershendes nga SHBA, ju deshiroj gjitha te mirat,BE SAFE!

Kujtojmë këtu që pak ditë më parë presidenti amerikan, Donald Trump, shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare në SHBA.

Sipas të dhënave të përditësuara së fundmi, numri i viktimave nga koronavirusi në SHBA ka shkuar në 87, ku 19 prej tyre kanë humbur jetën vetëm gjatë orëve të fundit.

Numri total i rasteve me koronavirus në SHBA që nga shpërthimi i virusit është 4,667, nga të cilat 74 kanë mundur të shërohen plotësisht.

Një situatë e ngjashme u pa edhe në Itali tre javë më parë, ku qytetarët u dyndën drejt supermarketeve pas shpërthimit të koronavirusit, për të blerë produkte ushqimore.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit