“S’kemi ushqim”, banorët e rrugës ‘Jordan Misja’ në protestë: Jetojmë me qira, pronarët duan të na nxjerrin jashtë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.03.2020, 21:24

Disa banorë të Tiranës kanë dalë në protestë mbrëmjen e sotme.

Bëhet fjalë për disa qytetarë të komuniteti rom që jetojnë tek rruga "Jordan Misja", në afërsi të ish-stacionit të Trenit.

Ata shprehen se këto ditë po përjetojnë vështirësi të mëdha për shkak të "shtetrrethimit".

Banorët thonë se nuk janë kundër masave të marra nga autoritetet, por theksojnë se nuk kanë ushqim dhe asnjë lloj kushti, si dhe se nuk kanë as para të paguajnë qiradhënësit.

Një prej banorëve deklaron se nuk kanë me se të ushqehen, ndërsa një tjetër problem i madh i tyre është fakti se pronarët u kanë kërkuar që të dalin nga shtëpitë, nëse nuk arrijnë të paguajnë paratë e qirave.

Ai theksoi se banorët e zonës e siguronin bukën e gojës duke mbledhur kanaçe e bidona, por për shkak të shtetrrethimit të gjitha pikat janë mbyllur, duke bërë që ata të vetëizolohen nëpër banesa.

Ai shprehet:

Jemi disa banorë këtu poshtë shinave të trenit, dhe nuk kemi asnjë lloj kushti. Jemi dakord për ça thuhet, të rrimë brenda në shtëpi, por çfarë do hamë? Ne nuk kemi asnjë lloj ushqimi, plus pastaj ai i qirasë na thotë dua pesë mijë lekë, ne nuk kemi, dil përjashta thotë ai. Ne po përjetojmë një stres shumë të vështirë. E para nuk kemi bukë, dyta nuk kemi dizinfektues, e treta kemi hallin e virusit mos na kapi, e katërta kemi edhe pronarin që po na vjen përditë thotë dilni përjashta. Ju lutemi shumë të na ndihmoni, se nuk kemi asnjë lloj mënyre si të jetojmë. Neve kemi pas mbledhur bidona dhe kanaçe dhe ashtu jetonim. Tani janë mbyllur të gjitha pikat, dhe jemi vetëizoluar. Ne nuk jetojmë dot pa ushqim.

Ndërsa një grua shprehet se familja e saj përbëhet nga tetë anëtarë dhe se nuk ka asnjë të ardhur tjetër përveç bidonave që mbledh bashkëshorti i saj.

Ajo thotë se tani nuk ka se me çfarë t'i ushqejë fëmijët e saj, ndërsa kërkon ndihmë nga shteti.

Kujtojmë këtu që një ditë më parë një emigrant shqiptar nga Gjermania dërgoi një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregoi se Bashkia e Këlnit kishte ngritur disa pika, në të cilat shpërndahej ushqim falas për të varfërit dhe personat në nevojë në këto ditë të vështira, të krijuara nga koronavirusi.

Deri më tani, autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë masë për shtresat në nevojë.

Ditën e djeshme një 55-vjeçar në Memaliaj ndërroi jetë. Mediat lokale raportuan se shkaku i vdekjes së tij kishte qenë uria.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit