JOQ Albania
Home

Shoferi sfidon haptazi policinë, kalon postbllokun me 170 km/h në autostradën Tiranë-Durrës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/03/2020 1:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak ditë më parë, autoritetet shqiptare vendosën ndër të tjera ndalimin e transportit publik dhe privat për disa ditë, fillimisht në Tiranë e Durrës dhe më pas thuajse në gjithë vendin, si masë kufizuese për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.

Policia njoftoi se nga mesnata e datës 16 mars, deri në orën 08:00 të mëngjesit do të lejohej qarkullimi.

Pak pasi kaloi mesnata, një video mbërriti në redaksinë e JOQ Albania, ku një automjet shihet duke udhëtuar me shpejtësi skëterrë në autostradën Tiranë-Durrës.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, automjeti ka kaluar postbllokun me 170 km/h, duke sfiduar haptazi policinë.

Pasi kalon postbllokun e policisë, ai e rrit shpejtësinë duke shkuar në 221 km/h, një veprim ky i cili mund t'i rrezikojë seriozisht jetën.

Kujtojmë këtu se pas orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, qarkullimi do të ndërpritet sërish, ndërsa do të lejohet sërish nga ora 16:00-17:00 për të gjithë ata që do të kthehen nga puna, pasi qeveria lejoi që biznesi Call Center dhe fasoneritë të nisin punën normalisht nga sot.