JOQ Albania
Home

Njeriu që puthi Rama në ballë po përhap “Koronavirusin në ajër”
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/03/2020 2:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video, e cila tregon se si ndotet pa kritere ajri në Tiranë gjatë natës.

Ndotja nuk vjen nga ndonjë vend i zakontë apo nga ndonjë landfill, por nga vetë kompania e njeriut, të cilin Rama pak javë më parë e puthi në ballë, gjatë një "show mediatik" të rradhës nga kreu i qeverisë.

Bëhet fjalë për firmën e njohur të ndërtimit "Salillari", e drejtohet nga Pëllumb Salillari.

Siç shihet dhe në video, shtëllunga tymi lëshohen nga ambientet e kësaj kompanie, të cilat përhapen me shpejtësi, duke ndotur ajrin e kryeqytetit.

Tymi që lëshon firma e Salillarit dhe "salillarëve" të tjerë bën që qytetetarët e Tiranës të përballen thuajse çdo mëngjes "pushtimin" nga smogu.

Ajri i ndotur shkakton një sërë sëmundjesh të rënda, të cilat përfshijnë kancerin, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërisë, astma, bronkiti, pneumonia, alergji të ndryshme etj.

Vlen të theksohet se "Salillari shpk" njihet si një ndër firmat e preferuara të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë, të cilat e kanë shpallur atë fituese në në dhjetra tendera.

Rama i ka dhënë Salillarit 98 milionë euro tendera, 245 milionë euro PPP dhe 420 ha gurore.