Plas tallavaja në hotel/ PLAZA sfidon qeverinë! Hedh valle me Koronavirusin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.03.2020, 02:20

"NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!"

Kështu u shpreh kryeministri Rama të mërkurën përmes një postimi në "Facebook", ku njoftoi masat e marra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në vend.

Të martën qeveria njoftoi gjithashtu se pub-et, diskoketat, palestrat, ambientet e mbyllura për argëtimin e fëmijëve, qendrat sportive, pishinat, qendrat kulturore sociale apo qendrat e argëtimi do të mbyllen të gjitha deri më 3 prill.

Madje qeveria paralajmëroi se të gjithë ata që refuzojnë të mbyllin lokalet e tyre do të gjobiten me 20 milionë lekë.

Por sa është zbatuar ky urdhër i qeverisë nga bizneset dhe lokalet në Tiranë? Dhe a ka realisht biznese me aq këllqe sa për të sfiduar qeverinë?

Mesa duket ka edhe nga ata biznese që kanë sy më sy ia kanë përplasur qeverisë në fytyrë masat e ndërmarra medek, duke zhvilluar kështu aktivitetin e tyre edhe në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës.

Bëhet fjalë për hotelin luksoz në qendër të Tiranës, "The Plaza", i cili jo vetëm nuk është mbyllur ashtu siç u urdhërua, por në ambientet e tij janë zhvilluar edhe festa ditëlindjesh.

Siç shihet dhe në disa foto dhe video të siguruara nga JOQ Albania, tek "Plaza" po zhvillohet një festë ditëlindjeje, ku të ftuarit janë duke kërcyer e festuar nën ritmet e muzikës.

Nuk dihet nëse qeveria dhe autoritetet janë në dijeni se m’u në qendër të kryeqytetit gjithçka vijon normalisht përkundër paralajmërimeve të forta, dhe nëse do të merren masa siç u njoftua.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit