E gjithë Italia është në psikozë prej koronavirusit. Në këtë vend shumë persona kanë humbur jetën prej këtij virusi.
Frika dhe paniku është e madhe kudo. Mbrëmjen e sotme një shqiptar ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania. Ai tha se shumë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në portin e Barit.
Ndërsa pak më parë një tjetër shqiptar ka shkruar nga Bari pranë redakisë së JOQ Albania. Sipas tij ka shumë që i kanë prerë biletat që në mëngjes dhe ende janë duke pritur në të ftohtë.
Mesazhi i tij:
Po ashtu ky shqiptar ka nisur edhe një video pranë redakisë së JOQ Albania dhe për këtë thotë se policia italiane u thotë se i ka ndaluar qeveria shqiptare.
Në video dëgjohet t’u thuhet nga policia italine, shqiptarëve: