JOQ Albania
Home

Shqipëria nën ethet e koronavirusit, infermieri: S’ka ujë të nxehtë e sapunë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09/03/2020 20:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy personat e parë të infektuar me koronavirus janë konfirmuar në vendin tonë. Pranë redaksisë së JOQ Albania ka shkruar infermieri Frrok Bardhi.

Në mesazhin e tij ai shkruan se të parët që do të përballen me çdo lloj urgjence janë personeli i ish-UT që janë shpërndarë në 3 spitalet e kryeqytetit.

Më tej ai shkruan se në disa pikstacione nuk ka ujë të nxehtë dhe sapun për të larë duart. Kurse për peshqir ai thotë se nuk bëhet fjalë se kur mund ta ketë parë për herë të fundit.

Sipas Bardhit mungojnë maskat me karbon,dizifektantët për autoambulancat dhe për shkak të kësaj ai shkruan se personeli i urgjencave lëvizëse janë tepër të rrezikuar për t’u infektuar.

Mesazhi i tij i plotë:

Ata më dhimsen,por edhe nuk kanë fuqi të mbrohen,apo të kërkojn të drejta. Shumë prej tyre më kërkojnë ndihme. Do munohem edhe gjysma e tyre nuk e meritojnë! Të parët që përballen me cdo lloj Urgjence janë ata,personeli i ish UT, tashmë të shpërndar në 3 spitalet e Kryeqytetit. Askush nuk i ka takuar deri më sot,qoftë nga drejtorit e spitaleve perkatse,MSH, UK ,jo e jo ,apo dikush tjeter që të mbështes punen e tyre qoftë edhe moralisht. Në disa pikstacione nuk ka Ujë të nxehtë dhe sapuni për të larë duart, për peshqir nuk bëhet fjalë as nuk e mbajnë mend kur e kanë shikuar heren e fundit , mungojnë maskat me karbon, dizifektantët për autoambulancat, si pasoj personeli i Urgjencave lëvizëse janë tepër të rrezikuar për tu infektuar, bërë mbartës dhe njëkohesisht burim shpërndarje të viruseve për qytetaret,pasi vizitohen pikërisht nga këta personel mjeksor. Kjo gjë nuk ka lidhje me panik apo informacione të paverteta,por duhen marrë masa urgjente dhe serioze,larg propogandë bajate dhe të pa vlerë! Këto mangësi duhet të rregullohen Urgjentë ,si dhe duhen vënë me shpatulla pas murit të gjithë ata që dalin dhe na servirin propogandë apo llogje në sy të Popullit.