JOQ Albania
Home

800 mln lekë për 1.5 km rrugë, Veliaj sërish tender të çmendur për arnimet në Tiranë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09/03/2020 17:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bashkia e Tiranës e cila është edhe më e madhja në vendin tonë, është ajo që bën edhe më shumë tendera për punë të ndryshme brenda kryeqytetit.

Tenderat që hap më së shumti kjo bashki e drejtuar nga Erion Veliaj kanë të bëjnë me rikonstruksionin e rrugëve të ndryshme të Tiranës.

Më i fundit është ai për rikonstruksionin e rrugëve “Sabaudin Gabrani” dhe “Leka i Madh”.

Rikonstruktimi I këtyre dy rrugëve do t’i kushtojë qytetarëve të Tiranës, jo pak por 810 milionë lekë. Kompania “COMPANY RIVIERA 2008” do të jetë ajo që do t’i kryejë punimet për këto rrugë.

Por ajo çfarë të bën përshtypje është fakti se kur shikon specifikimet teknike të këtij tenderi thuhet se gjatësia e këtyre dy rrugëve është vetëm 1.5 km.

Bashkia e Tiranës kohët e fundit ka hapur disa tendera me shifra shumë të lartë dhe ajo çfarë bie në sy se totali I shpenzimeve për gjatësinë e një rruge jo më shumë se 2 km është mjaft I lartë.

Por a kushton realisht kaq shumë rikonstruksioni i një rrugë? Nëse po, pse gjatësi të përafërta të rrugëve të ndryshme kanë kaq shifra të kripura?Mos janë këto rastë abuzive dhe që duhet të merren në hetim nga SPAK?

Sakaq kompania fituese ka si aksioner kryesor Agim Kolën dhe që sipas Thesarit të shtetit ka përfituar brenda 4 viteve të fundit plot 10 miliard lekë.

Ndërsa numri i tenderave të marrë nga bashki të ndryshme është plot 18 tendera.