JOQ Albania
Home

Në vitin 2020 ndriçim me qiri, qytetarja: Po ra shi në Fier, jemi si në Rilindje vuajmë për drita
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07/03/2020 0:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse është viti 2020 në Shqipëri problemet me energjinë elektrike vazhdojnë. Në redaksinë e JOQ Albania pak më parë ka shkruar një qytetare që jeton në Fier dhe thotë se janë pa drita.

Sipas saj herë bie shi në këtë qytet ikin dritat dhe se kjo gjë ka vite që ndodh dhe situata është po e njëjtë.

Ajo thotë në mesazhin e saj se sa herë bie shi në Fier bien në terr.

Mesazhi i nisur pranë JOQ Albania:

Nuk e kuptoj eshte viti 2020 ketu ne Fier po ra shi fiken direkt dritat, bie terri ketej. Edhe po punojme ne thone, vuajme akoma per drita ne 2020. Jemi njesoj si ne Rilindje, vuajme per drita po ra shi. Nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo.

Mesa duket qyteti i Fierit kur bie shi është po njësoj si në Rilindje, ku ndriçim bëhej me qiri.