JOQ Albania
Home

Sondazh/ 69% e votuesve: Koronavirusi ka ardhur në Shqipëri
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05/03/2020 21:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Frika dhe paniku nga koronavirusi është e madhe në të gjithë botën. Ky virus lindi në qytetin kinez të Wuhanit.

Deri më tani kanë humbur jetën me mijëra persona nga ky virus. Viktima ka pasur edhe në shtetin fqinj me ne Italinë.

Është raportuar për të infektuar edhe në Greqi, por në vendin tonë nuk ka pasur ende asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Për të kuptuar se cili është mendimi i shqiptarëve në lidhje me këtë gjë JOQ Albania zhvilloi një sondazh.

Pyetja që u shtrua është kjo:

Cili është mendimi juan, a ka ardhur coronavirus në Shqipëri?

69% e shqiptarëve janë përgjigjur se po virusi që ka marrë shumë jetë ka ardhur në Shqipëri. Kurse 31 % e shqiptarëve janë përgjigjur se JO ky virus nuk ka ardhur në Shqipëri.

Ndërkohë që viktima e parë nga ky virus u konfirmua edhe në Britaninë e Madhe.