Lleshaj i jep 90 mln lekë për radio, kompanisë që ka fituar 5 mld lekë në 4 vite

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05.03.2020, 16:57

Kompania e krijuar nga Ministria e Brendshme, “Illyrian Guard Sha” e cila do të merret me ruajtjen fizike të ndërtesave shtetërore ka shpallur fituesin për tenderin me objekt blerjen e radiove të komunikimit.

Vlera e këtij tenderi kap shifrën e 90 milion lekëve (me tvsh), e cila mund të thuhet se është një shifër mjaft e lartë, pasi me këtë shifër mund të blihen me qindra radio komunikimi.

Fituesi i tenderit nga Illyrian Guard

Tenderi nga "Illyrian Guard" u hap me 14 janar 2020. Ndërsa fituesi i tij është shpallur në fund të shkurtit. Kompania që merr të drejtën për ta furnizuar me radio, kompaninë e Lleshit është “Aes Communication”.

Në specifikat e tenderit shkruhet se llojet e radiove që kërkohen janë 200 Radio LTE, 50 radio portable digitale DMR, UHF dhe 45 Radio Walkie-Tolkies. Pra në total 295 radio, nga ku sipas kërkimeve të gjitha këto radio së bashku kushtojnë rreth 20 mijë dollarë.

Edhe pse u përfol se “Illyrian Guard” do të ruante të gjitha ndërtesat shtetërore, faktet tregojnë të kundërtën pasi shumë institucione kanë hapur tendera pë ruajtjen e tyre dhe se fitues nuk rezulton të jetë kompania e cila është nën varësi të Sandër Lleshit, por kompani të ndryshme private.

Kompania “Aes Communication Shpk” me pronar Jani Angjeli, sipas të dhënave të Thesarit, në 4 vitet e fundit ka përfituar nga buxheti i shtetit rreth 5 miliard lekë. JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit