Bleu iPhone 7 tek AZA Electronics, djali zhgënjehet totalisht: Më morën 600 mijë lekë, sapo humbët 1 klient!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.03.2020, 20:21

“Klienti është mbret”, thotë një shprehje e famshme që supozohet të vihet në zbatim nga bizneset... Por sa respektohet kjo nga pronarët shqiptarë?

Por me ato çfarë kemi dëgjuar, Shqipëria është padyshim vendi ku rëndësia që ke si klient sfumohet dhe në sytë e atyre që ofrojnë atë çfarë ti je interesuar të blesh, shihesh thjesht si një karrem i radhës “për të ngrënë” produktin që ata synojnë të shesin, e kjo është akoma më ironike kur të imponojnë të krijosh besim tek ta kur t'i fusin produktet e marketuara në fletushka poshtë dyerve të shtëpisë.

Raste të tilla ku klientit jo vetëm i mohohen të drejtat e tij, por edhe nënçmohet, nuk i dëgjojmë thjesht nga miq apo të njohur tanët por i kemi hasur individualisht në jetën e përditshme. E këtu nuk po flasim thjesht për mënyrën joetike të sjelljes nga ana e shitësve që shpeshherë lë për të dëshiruar, por ndër të tjera për të drejtat e tua si klient kur ble një shërbim apo produkt të caktuar në një biznes.

Një denoncim i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar tejet i shqetësuar, i cili ka një mesazh për biznesin të cilit i është adresuar dhe përtej zhgënjimit, u bën me dije publikisht se sapo kanë humbur një klient i cili jo vetëm investoi tek ta para, por edhe besimin e tij për emrin që mbajnë.

Ai rrëfen se ka shpenzuar 600 mijë lekë të vjetra për një iPhone 7 të blerë tek një prej kompanive (më të njohura përsa i përket marketingut të gjerë që i bëhet) që ofron elektroshtëpiake dhe pajisje elektronike, AZA Electronics. Klienti rrëfen se ia mbajtën iPhone 2 javë në servis për një problem minimal të hasur dhe ia kthyen sërish me pretendimin se nuk përfshihej në garanci.

Djali shkruan:

Pershendetje joq. Me beri pershtypje nje kompani kaq e madhe dhe (serjoze) si AZA qe nuk mori persiper te rregullonte 1 iPhone 7 qe ka vetem 10 muaj qe eshte blere i ri me 2 vjet garanci. Ka prishur boksin e veshit dhe e moren kompania Aza Elektronics e mbajten rreth 2 jave ne servis dhe perfundimish e sollen mbrapsh dhe than qe ka thyer 1 pllak qe ka lidhje me boksin dhe nuk e perfshin garancia. Telefoni ishte i pa hapur ndonjehere me pare, pa asnje shenj gervishtje sepse as ne tok ska ra ndonjehere. Si shpjegohet kjo? Ajo eshte nje paisje e brendshme dhe nuk e perfshin garancia! Une do ta rregulloj ne servis privat ate problem tashme por me vjen keq nga kompania qe mori 60 mij lek te reja, dhe nuk i pergjigjet garancise qe jep vet. Ka humbur minimalisht 1 klient. Faleminderit JOQ nese e postoni. Aza Elektronics nuk jeni më te besueshem per klientet tuaj!

Në lidhje me këtë problem, ai i ka shkruar kompanisë AZA Elektronics edhe në faqet zyrtare dhe u ka shprehur edhe aty pakënaqësinë për shërbimin që ai thekson se i takonte duke i cilësuar si joseriozë.

Për rastin, Departamenti i Mbrojtjes së Klientit në JOQ Albania ka kontaktuar me kompaninë AZA Electronics për të marrë një reagim në lidhje me pakënaqësinë e klientit të tyre

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit