JOQ Albania
Home

Nuk është biri yt… fli i qetë!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04/03/2020 18:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nga Sergio Guttilla

Po të ishte biri yt do ta mbushje detin me anije të çdo lloj flamuri.

Do të dëshiroje që të gjithë bashkë me miliona të bënin urën që ai të kalonte.

Po të ishte biri yt do të hidheshe në det, do ta vrisje peshkatarin që nuk ta huazoi barkën, do të ulërije për të kërkuar ndihmë, do të trokisje në dyert e qeverive.

Por rri i qetë, nuk është biri yt.

Mund të flesh i qetë E sidomos i sigurt.

Nuk është biri yt.

Është vetëm biri i humanizmit të humbur, i humanizmit të ndytë, që nuk bën zhurmë.

Nuk është biri yt.

Fli i qetë, nuk është i yti.

Ende jo…