Pjerini iluminuesi i Lezhës, 330 mln lekë për ndriçues LED banorët s’kanë ku të fusin kokën

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 04.03.2020, 13:16

Një ndër bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit është edhe Bashkia e Lezhës, ku shumë banesa apo pallate janë vlerësuar si të pabanueshme.

Edhe pse shumë banorë po flejnë nëpër çadra apo në ambiente të hapura, kjo nuk e ka ndaluar aspak kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu që të merret me gjëra të tjera, që ndoshta për momentin nuk janë më të rëndësishme se akomodimi i banorëve nëpër shtëpi të reja.

Ndreu është shprehur se Bashkia e Lezhës nuk i ka kapacitetet financiare për të ndërtuar të gjitha banesat me fondet e bashkisë dhe se po punon për të gjetur fonde në mënyra të ndryshme.

Ndërsa ankohet se Bashkia e Lezhës nuk ka fonde, tenderi i fundit i shpallur nga kjo bashki tregon krejt të kundërtën e asaj çfarë thotë Ndreu.

Pasi në tenderin me objekt “Ndricimi i Qytetit me Sistemin LED”, i bërë publik me 25 shkurt ka një fond limit prej 333 milionë lekësh.

SPECIFIKAT E TENDERIT

Por ku i gjeti këto para tani Ndreu për të bërë këto punime? Kush është më i rëndësishëm në këto momente ndriçimi i qytetit apo jeta e banorëve? Mesa duket për Ndreun për momentin rëndësi ka ndriçimi i qytetit.

Një tjetër gjë që bie në sy është fakti se në specifikimet e tenderit thuhet se kërkohen dy lloj ndriçuesish LED dhe se totali për këto të dy është 852 ndriçues.

Por lind pyetja a kushtojnë kaq shumë para vetëm 852 ndriçues apo edhe Ndreu ka filluar metodën e famshme KÇK me tenderat?

Mbetet për t’u parë se kush do të jetë fituesi i këtij tenderi. JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit