Union Net/ Qytetari në hall denoncon: Na rropi! Dërgova 20 mijë lekë më mbajtën 6 mijë e 800

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.03.2020, 20:24

“Zhvatja” e qytetarëve shqiptarë është synimi i çdo kompanie të madhe private që i jepet e drejta të përfaqësojë një shërbim të caktuar në Shqipëri.

Raste që lidhen me këtë “përcaktim” janë padyshim ato të transferimit të parave apo të kthimit të kartëmonedhave në një valutë tjetër. Komisionet e agjencive të transfertave të parave, janë ato që u vënë ”lakun në fyt” shqiptarëve, të cilët paratë e nxjerra me djersë në emigrim, ua dërgojnë të "ngrëna" familjarëve të tyre në Shqipëri.

Falë këtyre rregullave që janë përcaktuar si shkelëse nga autoritetet përkatëse, dikush pasurohet dhe komisionin e stërfryrë e fut në xhep. Dhe nuk bëhet fjalë për pak, por për rreth 850 milion euro remitanca në vit që dërgohen me agjencitë e transferimit të parave.

Denoncime të shumta (që do të bëhen publike në ditët në vazhdim), kanë “mbushur” burimet e JOQ Albania, megjithëse sot vendosëm të trajtojmë vetëm njërin prej tyre, për t’ia bërë më të qartë qytetarëve se si funksionon kjo skemë.

Një qytetar denoncoi ditën e sotme se kishte dërguar nëpërmjet Union Net shumën prej 20.000 lekëve të vjetra dhe i kishin mbajtur komision 6.800 lekë të vjetra.

Ai shkruajti:

Pershendetje JOQ Albania. Na rropi Western Union. Dergova 20 mije lek te vjetra dhe na mbajten 6800 lek te vjetra.

Tregu Duopol, familjet shqiptare paguajnë 55 milion euro në vit padrejtësisht

Një prej agjentëve vendas që përfaqëson agjencinë ndërkombëtare të transferimit të parave Western Union, është Union Net, i cili përfiton një pjesë të konsiderueshme të këtyre të ardhurave nga komisionet e larta. Të pranuara edhe nga BSH dhe Ministria e Diasporës 2 vite më parë, të cilët kërkuan uljen e tyre publikisht, duke e renditur Shqipërinë si vendin që ka kostot më të larta të transfertave të parave në rajon!

Union Net, eksperimenti që nxori blof kompaninë që rrjep shqiptarët

Kompania që ka ekskluzivitetin e përfaqësimit të Western Union në vend, ka komisione 3-fish më të fryra se kompania mëmë.

1-Për transferimin e shumës prej 100.000 lekësh të reja drejt Italisë, Gjermanisë, Greqisë, Francës, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, në të gjitha rastet, komisioni i përdorur nga Western Union është 2.000 lekë të reja.

2- Ndryshe nga Western Union, tek faqja e Union Net, tarifa e komisionit është vendosur me fasha të ndryshme parash. Nëse zgjedhim shumën e dërgesës, mes 800 deri në 1100 euro, (ku përfshihet edhe vlera që vendosëm më sipër tek Western Union), do të shohim që komisioni i transferimit është 47 euro, ose rreth 6.000 lekë të reja, për të njëjtat shtete që kemi zgjedhur.

A është në dijeni kompania mëmë?

Duke përdorur emrin e Western Union Net shqiptar u merr qytetarëve shqiptarë, 3-fish komision më shumë për çdo transfertë duke abuzuar me tarifat e kompanisë prestigjioze. Nuk dihet nëse WU është dijeni të këtij abuzimi që u bëhet qytetarëve shqiptarë për përfitim të fryrjes së xhepave me anë të kompanisë të pronësi të Edmond dhe Niko Lekës.

Por kush është Edmond Leka, pronari i Union Net, një ndër parallinjtë më të mëdhenj në vend?

Një prej vëllezërve Leka, pronar i Union Net renditet në dhjetëshen e parë të parellinjve të Shqipërisë. Në një raport të OSBE ai renditet ndër 31 personat më të fuqishëm të vendit.

Së bashku me të vëllanë, Leka ka aksione edhe në disa kompani të tjera të njohura pjesë e Union Media duke përfshirë këtu Union Bank, revistën Monitor, Union Distribucion Servis Albania sh.p.k, Albanian Courier, dy kompani tregtie Auto Master dhe United Motors, kompaninë e telekomunikacionit Uni-Com, kompaninë e ndërtimit Uni-Cons dhe agjencinë turistike Union Travel Co.

U vendos që do uleshin kostot, por çfarë ndodhi në Shqipëri?

Komisioni Europian, Banka Botërore dhe OKB vendosën në vitin 2015 se kostot e dërgimit të parave nga jashtë do zbrisnin në 3% të shumës së dërguar, objektiv ky që cilësohej si i realizueshëm brenda vitit 2030.

Në Samitin e Valutës në Maltë, kjo ulje për kostot duhet të niste të vihej në zbatim menjëherë.

Por çfarë ndodhi në Shqipëri?

Sipas të dhënave nga BSH, komisionet e dërgesave jo vetëm që nuk kanë ndryshuar, por janë në nivele stratosferike.

Në fund të 2019-ës, kjo kosto mesatare e dërgimit të parave ishte 9.5%, duke kaluar kështu me 3 herë objektivin e shpallur nga BE dhe OKB.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit