JOQ Albania
Home

4.5 mld lekë për 4 vite, “ Intermed” e biznesmenit mik të vëllait të Ballës vazhdon të kripet në para nga Rilindja
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 03/03/2020 17:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në shtator të vitit të kaluar, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledar Çuçi vendosi t’i japë autorizimin kompanisë “ Noval Laboratory” për kryerjen e analizave laboratorike për mostrat e marra nga kontrolli zyrtar. Zbatimi i këtij urdhri do të bëhej nga Agjensia Kombëtare e Ushqimit.

Përveç se ky vendim ishte në kundërshtim me ligjin nr 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” (i ndryshur), neni 44 thotë “Analizat laboratorike të mostrave, sipas neneve 17 e 40 të këtij ligji, të marra për kryerjen e kontrollit zyrtar të ushqimit, bëhen në laboratorët e autorizuar nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Inspektori i AKU i dërgon mostrat e marra në një laborator të autorizuar kontrolli për kryerjen e kontrollit zyrtar. Lista e laboratorëve të autorizuar të kontrollit, ku përcaktohet tipi i laboratorit dhe analizat, që janë të autorizuar të kryejnë, miratohet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe botohet në Fletoren Zyrtare një herë në vit”.

Deri tani ky laborator ka përfituar nga AKU-ja vetëm 1 milionë lekë, por duke qenë se kjo do të kryejë të gjitha analizat e mostrave të marrë nga kontrollet zyrtare të këtij institucioni, pritet që kjo shumë të rritet.

Por përveç kësaj ajo çfarë bie në sy është fakti se pronar i kësaj kompanie është biznesmeni i njohur dhe i afërt i “Rilindjes”, Petrit Maho.

Përveç kësaj Maho ka edhe një kompani tjetër që është një ndër fitueset e shumë tenderave në fushën e Shëndetësisë. Kompania e tij “Intermed shpk” ka marrë plot 210 tendera që kapin një shifër prej 1.7 miliard lekësh. Të gjithë këto tendera, Maho i ka marrë nga vetëm 24 institucione tenderuese.

Listën e institucionëve për dhënien e më shumë tenderave e kryeson QSUT-ja me 65 të tillë, ndërsa më pas rënditet Ministria e Shëndetësisë me 39 të tillë dhe Drejtoria e Shërbimit Spitalor Korçë me 22 tendera.

Ndërsa tenderat e tjerë i ka marrë nga spitale të ndryshme të vendit.

Disa nga tenderat e fundit të fituara nga kjo kompani janë lote të ndryshme të bëra nga Ministria e Shëndetësisë për blerjen e barnave të ndryshme që nevojiten për spitalet e vendit.

Sakaq sipas Thesarit, kjo kompani ka përfituar nga buxheti i shtetit për vitet 2015-2019, rreth 4.5 miliard lekë.

LIDHJET PARTIAKE TË PETRIT MAHOS ME RILINDJEN

Petrit Maho, pronari i vetëm i NOVAL, njihet si mik i ngushtë i vëllait të Taulant Ballës, i njohur i Tom Doshit dhe “partner në krim” me ish-prefektin socialist të Shkodrës, Paulin Radovani.

Kjo pasi, dikur Radovani ka qenë aksioner kryesor në NOVAL dhe pasi u emërua në postin e prefektit nga Rama, ia shiti kompaninë e tij Mahos. Maho ka qenë gjithashtu ortak në “Pharma Next” (kompaninë që themeloi) edhe me vëllanë e Taulant Ballës, George Ballën duke i shitur 10% të aksioneve për vetëm 60 lekë të reja. JOQ ALBANIA