JOQ Albania
Home

Rana e Hedhun po masakrohet, pamjet që të therin në shpirt: Po kryhen ndërtime pa asnjë lloj kriteri
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01/03/2020 22:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej kohësh në vendin tonë natyra shqiptare po masakrohet. Një mesazh shqetësues ka mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania.

Në këtë mesazh tregohet se në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ po kryhen ndërtime pa kriter si ato të Durrësit, duke prishur rivierën e kësaj zonë duke e çuar atë deri në shpyllëzim.

Pamjet e asaj që po ndodh në këtë zonë janë të rënda. Qytetarja që ka shkruar pranë JOQ Albania shkruan se shpreson që kryetari i bashkisë Ndreu të mos japë leje shkatërrimi shokëve por leje për zhvillim turistik, pasi kjo zonë njihet për florë dhe faunë të jashtëzakonshëme.

Mesazhi i plotë:

Përshendetje, JOQ duke qenë se kam parashtruar një problem në shumë institucione dhe persona përkatës por pa marrë një përgjigje, vendosa ta bëj publike ketë shqetësim këtu por edhe në shumë media të tjera. Zona ndodhet në Lezhë, Shëngjin, Rëra e Hedhur, dhe po kryhen ndërtime si ato të Durrësit pa asnjë lloj kriteri, duke prishur rivierën e kësaj zonë duke e cuar atë deri në shpyllëzim. Le më pas të mos përmendim kriteret e ndertimit që janë në kundërshtim me ligjin duke nisur nga distanca mes objekteve në ndërtim apo dhe lejimi i hyrjes së dritës dhe elementeve të tjera. Më poshtë do ju bashkangjes video sesi ka qënë mjedisi dhe sesi është tani. Shpresoj që kryetari i bashkisë z.Ndreu të mos japë leje shkatërrimi shokëve por leje për zhvillim turistik, pasi kjo zonë njihet për Florë dhe Faun te jashtëzakonshëm.

Ky nuk është rasti i parë kur natyra shqiptare masakrohet në të tillë mënyrë. Si lexohet edhe në mesazhin që qytetarja ka nisur pranë redaksisë së JOQ Albania ajo e ka parashtruar problemin në shumë institucione, por asnjë masë nuk është marrë.