JOQ Albania
Home

‘Live te ERTV’, oficeri tregon pafytyrësinë e Lleshit: Donacionet që dhamë s’shkuan te fëmijët e policëve që ranë në detyrë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29/02/2020 20:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një oficer policie ka shkruar ditën e sotme pranë redaksisë së JOQ Albania. Ai shkruan se beson se të gjithë e kanë parë se si Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi bënte takime me familjarët e punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.

Këto takime gjoja zgjidhnin hallet dhe transmetoheshin live te ERTV, por sipas oficerit fëmijët e policëve të rënë në detyrë nuk kanë marrë asgjë nga donacionet që ata dhanë për ta.

Sipas tij asnjë donacion nuk ka shkuar te ata fëmijë. Oficeri i policisë shkruan se asnjë qindrakë nuk ka shkuar aty ku ata e kanë nisur me zemër dhe se nuk është bërë asnjë festë dhe asnjë dhuratë për ta.

Mes rreshtash në mesazhin e tij ai ngre pyetjen se kush i vodhi donacionet që ata dhanë për fëmijët e policëve të vrarë, këto donacione ai sqaron se i kanë dhuruar me listë.

Në përfundim të mesazhit të tij ai shkruan i vjen turp dhe ndot nga kjo gjë që ka ndodhur.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje, Jam Oficer Policie diku ne Shqiperi. Besoj keni pare se si Ministri i Brendshem Sander Lleshaj bente takime me familjaret e Punonjesve te Policise rene ne krye te detyres, keni pare se si keto takime gjoja zgjidhnin hallet transmetoheshin live tek ERTV, ishin tejet qesharake dhe te turpshme. Shume veta kane menduar se ata famijare te cilet kane humbur familjarin ne krye te detyres me ne fund gjeten doren e ngrohte te shtetit per ti ndihmuar, por te them me pergjegjesi asgje skane bere asgje. Po kjo eshte malinje qe te tallesh me gjakun e deshmoreve te atdheut dhe femijet e tyre qe jane pa shpi, pa pune, pa kujdes, pas asgje. Ne polici ka nje tradite, qe duke pare neglizhencen totale te qeverise ndaj ketyre familjeve, ne shenje solidariteti cdo fund viti dhurojme dicka ne menyre qe femijet e kolegeve tane te kene mundesine te gezojne per festat e fundvitit. Keshtu ndodhi dhe kete vit, ku krahas donacionit (qe na detyruan) per termetin te gjithe punonjesit e policise dhuruam nje shume tejet simbolike, por e bere bashke perbente dicka per te gezuar femijet e kolegeve tane qe nuk jetojne me. Keta femije sdo ta ndjejne kurre gezimin dhe dashurine aterore e cila eshte shuar ate dite kur ata humben jeten per detyren per shtetin dhe jo pushtetin. Ata nuk jane heronj te pandeliut as te saliut, as fatosit as edvinit por te atdheut. Ajo qe ndodhi me kete donacion eshte e turpshme, kriminale. Rastesisht u takova me nje familjar te nje punonjesi policie te vrare dhe jam rrenqethur kur mesova qe donaciomet tona nuk kishin shkuar tek ata. Nuk ishte ble asnje dhurate, asnje feste nuk ishte organizuar per keta femije, asgje. Me buzeqeshje te zymte me pyeti “paska shku keq puna dhe per ju qe jeni ne pune”? E pyeta pse, me tha kete vit e ndjeme mungesen festes me policine, sepse nuk u organizua asgje. Nuk bleva dicka per femijet deri me 31 janar sepse prisja festen e pervitshme, por kur kjo nuk u be u rikujtova sa te pambeshtetur dhe vetem jemi.... Pasi me tha keto, ju mbushen syte me lot dhe u ndame...Keto donacione nuk paskan shkuar kurre tek keta femije. Asnje qindarke nuk paska shkuar aty ku ne e cuam me zemer, seshte bere asnje feste per ta, asnje dhurate asgje. Kush i vodhi donacionet tona per femijet e policeve te vrare, qe ne i dhuruam me liste.. Nderkohe qe, drejtoria e policise beri festen e fundvitit ne dajt, pastaj ne 13 Janar u organizua nje super feste ne nje restorant ne vacarr ku e dogjen dhe u hargalisen me femra, alkol, deri ne oret e para te mengjesit. Turp, asnje familjar i punonjesve te policise se vrare nuk ishte i ftuar ne asnje aktivitet me rastin e 107 vjetorit te policise, su be asnje homazh, asnje perkujtimore, asgje. Vetem feste, alkol, kercim dhe hargalisje. E gjitha kjo u pagua nga donacionet tona per femijet e policeve te vrare, mesa duket Sepse ata nuk moren asgje.... me vjen turp, me vjen ndot, me vjen shume.