JOQ Albania
Home

Filmohet një meteor mbi qiellin e Durrësit, shpërthen sapo hyn në atmosferë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/02/2020 0:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme, mediat kroate raportuan se një meteor kishte shpërthyer mbi qiellin e qytetin Istria, pak pasi kishte depërtuar në atmosferë.

Në mediat sociale u publikua edhe videoja e kapur nga një shofer, ku shihej se si meteori "shkrinte" mbi qiellin kroat.

Së fundmi, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video, e dërguar nga një qytetar nga Durrësi.

Në video shihet një meteor që vjen me shpejtësi drejt tokës dhe ndriçon qiellin. Sapo hyn në atmosferë, trupi qiellor shpërbëhet.

Sipas qytetarit, videoja është filmuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:18, në Gjirin e Lalzit.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq! Video qe ju dergova eshte kapur nga kamerat mbreme ne oren 20:18 ne gjirin e lalzit nje meteor jep drit ne qiell