JOQ Albania
Home

Protesta e 2 marsit, tifozët shpalosin pankartën në derbin e kryeqytetit: Për Shqipërinë, për Kushtetutën!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28/02/2020 21:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sapo ka përfunduar derbi midis Tiranës dhe Partizanit, i vlefshëm për javën e 24-të të Superligës.

"Bardheblutë" kanë shkatërruar "të kuqtë" me rezultatin e thellë 5-1, duke forcuar pozitat në krye të tabelës së klasifikimit. Pas kësaj fitoreje, Tirana është shkëputur me 5 pikë nga vendi i dytë, Kukësi.

Derbi i kryeqytetit u zhvillua në stadiumin "Air Albania", i cili është shndërruar edhe në një vend ku manifestohet edhe revolta ndaj qeverisë.

Në disa nga ndeshjat e zhvilluara në "Air Albania", stadiumin e shumëpropaganduar nga qeveria e kryeministri Rama, janë dëgjuar edhe thirrje kundër tij.

Së fundmi, disa tifozë kanë shpalosur një pankartë në ambientet e jashtme të stadiumit, ku ftohen qytetarët t'i bashkohen protestës së 2 marsit.

Në pankartë shkruhet:

2 Mars, ora 17:00, për Shqipërinë, për Kushtetutën!

Kujtojmë këtu se protesta e 2 marsit është thirrur nga presindeti i Republikës, Ilir Meta.

Kreu i Shtetit akuzon mazhorancën se po tenton të kryejë një grusht shteti, me synimin për të marrë të gjitha pushtetet në dorë.

Meta iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t'i bashkohen kësaj proteste, të cilën e ka cilësuar si "tubimi për besëlidhje".

Presidenca njoftoi sot se protesta do të nisë në orën 17:00 dhe do të zgjasë deri në orën 19:00.