JOQ Albania
Home

Veliaj s’di të ndalet, 500 mln lekë për 2.5 hektarë varreza në Tufinë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 28/02/2020 14:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bashkia e Tiranës është një prej institucioneve që bën shumë tendera për punime të ndryshme në hapësirën e saj. Madje disa prej këtyre tendera kanë shifra multimilionëshe.

Madje ajo që vihet re është se disa tendera me shifra stratosferike, kjo bashki i ka hapur disa ditë, pasi u zhvillua Konferenca e Donatorëve për rindërtimin e banesave pas tërmetit të 26 nëntorit, ku Shqipërisë iu dhanë 1.15 miliardë euro, nga të cilat 853 milionë euro u dhanë në formën e kredisë.

Edhe pse shumë banorëve të Tiranës u janë prishur shtëpitë, kjo për kryebashkiakun Erion Veliaj nuk përbën aspak problem.

Pasi bëri shpalljen e tenderave për të kryer punime në Kopshtin Zoologjik dhe në rrugën “Tom Plezha”, ku shifra totale e fondit limit e të dy tenderave kap një shifër prej 8.5 miliard lekësh.

Tani Veliaj ka menduar të hapë edhe një tender tjetër që ka një fond limit prej 500 milionë lekësh. Objekti i tenderit është “Shtimi i sipërfaqeve të Varrezave Publike Tufinë”.

specifikat e tenderit theksohet se sipërfaqja e shtuar do të jetë afërsisht 2.5 hektarë.

Por a kushton realisht kaq shumë për të bërë një shtim hapësirë për varreza, apo kjo është bëma e radhës nga Veliaj?

Një gjë që të bën të dyshosh është fakti se pse Bashkia e Tiranës me në krye Veliajn ankohen që nuk kanë para në buxhet, madje që nuk kishin as për të bërë rikonstruksion e banesave të prishura nga tërmeti, ndërkaq që sapo u zhvillua Konferenca e Donatorëve, rilindasi hapi tre tendera me një shifër prej 9 miliard lekësh ose thënë ndryshe 73 milionë euro.

Lind pyetja, a i kishte këto para Bashkia në buxhetin e saj, nëse po, pse nuk i filloi me herët këto punime? Nëse jo, ku i gjeti këto para tani Veliaj?