JOQ Albania
Home

“Dy ditë më parë më vdiq gjyshja në të njëjtin vend”, qytetari ngre alarmin: Rruga s’ka vija të bardha, semafori qëndron fikur
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27/02/2020 21:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur "Ura Institut" në Tiranë, në rrugën e Shkodrës, në Njësinë Bashkiake numër 11.

Siç shihet dhe në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, një grua e moshuar ka mbetur e shtrirë në asfalt.

Qytetari që ka dërguar fotot, shprehet se gruaja u përplas nga një motor. Sipas tij, e moshuara u dërgua në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.

Dëshmitari tregon se në 48 orët e fundit janë shënuar 4 aksidente në këtë rrugë.

Ai thotë se në njëri nga aksidentet, ka humbur jetën gjyshja e tij, e cila u përplas për vdekje nga një automjet.

Sipas qytetarit, shkak për numrin e lartë të aksidenteve të regjistruara në këtë rrugë është mungesa e vijave të bardha dhe fakti që semafori nuk ndizet.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Ju lutem bejeni problem. Ka 2 dite me ka vdekur gjyshja ne kete rruge, pasi u perplas nga nje makine te ish praktiker. Dhe po ndodhin aksidente perdite. Me i fundit eshte sot, ku gruan qe shihni ne foto e ka perplasur nje motor. Aksidenti i 4 ne 48 ore. Ambulanca u vonua, ndodhi te ura institut. Gruaja u dergua te ushtaraku ne gjendje te rende. Po behet nami.Vija te bardha ska. Semaforin qendron i fikur dhe nuk e ndezin. E perdor nje kompani private dhe e ndez vetem kur ka eventet e saj. Ne dreke u be nje tjeter aksident. Ju lutem postojeni, te merren masa ne kete rruge se po na merr jete perdite.