JOQ Albania
Home

Skandal i radhës i Veliajt! 1.5 miliard lekë për 1.1 km rrugë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24/02/2020 13:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deri para 17 shkurtit, kryeministri Edi Rama po bënte lypësin nëpër Europë  me faktin se nuk ka para për të bërë rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pasi arriti të grumbullonte 1.15 miliardë euro nga donacionet, nga të cilat 853 milionë euro janë dhënë si kredi.

Një prej qyteteve të prekura është edhe Tirana, ku shumë banorë akoma nuk kanë marrë zgjidhje për banesat e tyre të dëmtuara, por kjo për kryebashkiakun e Tiranës nuk përbën aspak problem.

Këtë gjë e tregon mjaft mirë edhe tenderi me një shifër të çmendur për rikonstruksionin e një rrugë.

Çuditërisht tenderi është bërë publik, një ditë pas Konferencës së Donatorëve.  Tenderi me objekt “Ndërhyrje rehabilituese në rrugën Tom Plezha” dhe ka një fond limit prej 1.4 miliard lekësh.

Një shifër super stratosferike dhe skandaloze kur shikon faktin se gjatësia e kësaj rruge është vetëm 1.1 km.

Lind pyetja se me çfarë do ta rikonstruktojë Veliaj këtë rrugë, pasi sikur të gjitha standardet ndërkombëtare të përdoren për këtë rrugë, nuk do të kushtonte aq shumë?

Jo me flori, por edhe po të shtrohej me diamante kjo rrugë nuk do bëntë aq shumë, sa është vendosur edhe fondi limit.

Apo që tani u mor kredia 1.15 miliard euro, duhet gjetur një mënyre “ korruptive” për t’i shpenzuar ?

Mbetet për t’u parë me kërshëri se kush do të jetë kompania fatlume që do e marrë këtë tender.