JOQ Albania
Home

“Vlora është perlë, jo plehrë”, Vlonjatët ngrenë zërin ndaj atyre që po helmojnë vendin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 22/02/2020 17:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tentativa për futjen e lëndëve të rrezikshme për shëndetin drejt vendit tonë është shoqëruar me protesta të fuqishme. Vlonjatët kanë dalë më pankarta dhe me thirrje të forta kundër personave që duan të helmojnë Vlorën për qëllimet e tyre.

Një qytetar ka dërguar një mesazh pranë redaksisë së JOQ Albania, ku tregon se si protesta ka mbizotëruar nga të rinj dhe të reja, gra dhe nëna kundër helmeve të sjella në portin e Vlorës.

Krah mesazhit, qytetari ka sjellë edhe disa foto të pankartave, ku një ndër shkrimet më të forta ishte: Vlora është perlë, nuk është plehrë.

Së fundmi, ai i lëshon një thirrje të fortë atyre që kanë interesat vetjake më të rëndësishme se shëndeti i shqiptarëve.

"Rruga e atyre që kanë interesat personale përpara atyre të qytetarëve që i kanë votuar është largimi nga sytë – këmbët sa më parë nga Vlora. P.s: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi."- shkruan qytetari.

Mesazhi:

Përshëndetje J.O.Q Albania . Momente nga protesta e sotme në Vlorë. Qytetaria vlonjate u tregoi zërin dhe rrugën atyre të cilët po helmojnë Vlorën për interesa të tyre . Momente nga zhvillimi i protestës të zhvilluar nga qytetaria vlonjate ku mbizotëronin të rinj , të reja , gra dhe nëna në kundërshtim të helmeve të sjella në portin e Vlorës ku dhe bëhej asgjësimi i tyre në qytet. Kjo i ka sjell dëme shëndetësore qytetarëve dhe natyrës së Vlorës. Rruga e atyre që kanë interesat personale përpara atyre të qytetarëve që i kanë votuar është largimi nga sytë – këmbët sa më parë nga Vlora. P.s: Dikush duhet të mbajë përgjësi.