Kur jemi në kulmin e virusit të famshëm, "koronavirus", i cili po bën namin gjithandej, futbollisti i Sevillas, Daniel Karriço, ka marrë vendimin e çuditshëm për karrierën e tij.
Ai ka vendosur të largohet nga ekipi i tij, për t'u bashkuar me kinezët e Uhan Zall. Skuadra kineze është pikërisht nga qyteti ku ka shpërthyer sëmundja e "Koronavirus", e cila ka sjellë panik në të gjithë botën.
Kjo sëmundje ka shpërthyer në Uhan të Kinës, ku shumë persona kanë ndërruar jetën.
Megjithatë mbrojtësi portugez, Karriço duket se nuk i frikësohet këtij fakti dhe ka vendosur të kalojë te skuadra e sipërpërmendur.