Adnan Januzaj ishte vetëm një hap larg transferimit te Milani në merkaton e janarit. Sulmuesi me origjinë shqiptare, po ndryshonte ekip, por gjithçka ka dështura në momentet e fundit.
Është gazetari Fabrico Romano që ka zbuluar arsyen e dështimit të këtij transferimi.
Sipas Romanos, shkas për mos finalizimin e këtij transferimi, kanë qenë arsyet financiare, me Milanin që ka refuzuar të paguante shumën e kërkaur nga Real Sociedad.
Futbollisti i kombëtares belge gjatë merkatos të janarit është kërkuar edhe nga Roma. Kujtojmë se Januzaj për një kohë ka qenë edhe lojtar i Manchester United, por kohët e fundit e ka humbur disi shkëlqimin e tij.