Del dëshmia e fortë e ish-studentit të Liceut: Bego dhe kolegu i tij bënin s*ks me të njëjtën vajzë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.02.2020, 22:04

Të tjera dëshmi mjaft të rënda janë transmetuar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Stop' në Tv Klan në lidhje me profesorin “zhigolo”, që u publikua pak ditë më parë. Profesori i kantos, Agron Bego punonte në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier.

Shumë ish-nxënës të kësaj shkolle kanë dhënë dëshmi tronditëse për Begon dhe kolegë të tij. Madje, një djalë ka rrëfyer se Bego së bashku me kolegun e tij kryenin marrëdhënie seksuale me të njëjtën vajzë njëri pas tjetrit.

Skandali plasi një javë më parë, ku Agron Bego i ofronte ndihmë një nxënëseje me mungesat, në këmbim të intimitetit

Rrëfimi i djalit për "tvklan":

Djali-Kam qenë student i liceut “Jakov Xoxa”dhe sapo pashë emisionin, denoncimin e profesorit Agron Bego, ndjeva që dhe unë të flisja diçka për ato që di, asgjë më tepër.

Saimiri– Je i gatshëm, që të gjitha këto që të më thuash këtu t’i thuash përpara organeve?

Djali –Çdo gjë që them.

Saimiri– Domethënë mban përgjegjësi të plotë për këto që thua?

Djali– Po, pa pikë pa presje, pa shtuar asnjë lloj gjëje.

Saimiri –Dakord! Më trego ca detaje nga të gjitha ato, që ti do t’i tregosh, ngjarje… ndoshta të vajzave, jo nuk dua emra konkretë, për të mos i rënduar ato, po të pedagogëve dhe të profesorëve, që ishin atje domethënë? Çfarë di më tepër se kaq?

Djali-Di, që ata kanë qenë të lidhur me njëri-tjetrin… disa vajzave që i kishin marrë në duar po themi… që i kanë pas të tyret dhe me presionet që kanë bërë… kanë abuzuar seksualisht me to.

Saimiri– Kanë ndodhur abuzime seksuale?

Djali– Po, po, po! Dheeee…

Saimiri-Ti ke.. ti ke qoftë dhe një rast të vetëm të një femre, që ka ndodhur kjo?

Djali– Po është një rast shumë banal, që mua më ka ngelur në mëndje sot e kësaj dite. Nuk e harroj dhe s’besoj ta harroj ndonjëherë. Ka qenë rasti i një vajze, i cili, profesor Agroni, mbasi mbaronte punën e vet, punë me vajzën, i jepte çelësat një profesori tjetër.

Saimiri-Thua për abuzimet seksuale? Po…?

Djali-Dhe i thoshte që shko se e ke shtëpinë vetëm…!

Saimiri-Kishte shtëpi, ambiente me qira?

Djali-Kishte shtëpinë e tij.

Saimiri-Kishte shtëpinë e tij…

Djali-Edhe ky shkonte dhe….

Saimiri-Sa vjeç ishte vajza, domethënë në çfarë viti?

Djali-Diku 16-17 vjeçe….

Saimiri-Ti e di emrin e kësaj vajzës, po?

Djali-Po patjetër! Hëëëë histori tjetër… Pothuajse gjysma e stafit ka qenë… ka qenë e tillë… Drejtori… kam rastis… një rast, që drejtori fuste duart ëëë…

Saimiri-Drejtori i shkollës thua?

Djali-Po profesoreve të tjera… profesoreve të tjera.

Saimiri-Në mes të stafit të tyre… stafit pedagogjik?

Djali-Kam rastis me një shokun tim, shok të klasës në korridor… e kam parë… kam parë ato veprimet e s’më ka ardhë mirë… Edhe kam pas raste, që dy profesorë, mundësisht janë edhe binjakë…

Saimiri-Japin mësim aty sot në lice ato?

Djali-Po, po, janë sot atje… prisnin vajzat, që të dilnin nga shkolla dhe bënin xhiro me makinën e tyre dhe i ngacmonin, hidhnin fjalë nga makina.

Saimiri– Domethënë, mbas orës së mësimit ishin…?

Djali– Mbas orës së mësimit, po. Ne njëherë e bëmë të madhe, për atë vajzën, që të fola pak më parë.

Saimiri– Ëhë…

Djali-Për atë, që abuzonin të dy, e bëmë të madhe në staf, e hapëm…

Saimiri– Pra është diskutuar… domethënë kohë më parë kjo histori?

Djali– Po, por të gjitha thoshin, që hesht! Më kupton?

Saimiri– Pra, profesorët ju thonin, që mos flisni?

Djali– Vetë stafi na thoshte: mos flisni!

Saimiri– Po thua për stafin pedagogjik, për mësuesit?

Djali– Po, po, po!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit