Akuza e fortë e aktivistit: Na kanë marrë ndihmat e tërmetit, i groposën në Dajt pasi skaduan

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.02.2020, 21:35

Gazetari dhe aktivisti, Aulon Kalaja, ka folur për Konferencën e Donatorëve, që u mbajt dje në Bruksel, ku Shqipëria përfitoi një shumë prej 1.15 miliard eurosh, ku pjesa më e madhe e së cilës ishte në formë kredie.

I ftuar në studion e Fax News, ai tha se pas këtyre donancioneve duhet filluar nga puna për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sipas tij, rindërtimi duhet të kishte nisur menjëherë pas fatkeqësisë edhe me lekët e buxhetit të shtetit, e jo të niste tre muaj pas fatkeqësisë.

Ai tha:

Procesi i rindërtimit duhej të kishte nisur, jemi 3 muaj pas fatkeqësisë. Është shumë vonë pasi rindërtimi duhet të kishte filluar tanimë edhe me aq pak lekë sa ka buxheti i shtetit tonë. Shuma e dhuruar dhe huatë nuk ishin për qeverinë, por për shqiptarët, aq sa kanë dhuruar aq herë faleminderit. Tani që fondet janë duhet filluar nga puna por përsëri kjo nuk mjafton, duhet të monitoret në çdo hap ky proces dhe unë kam besim vetëm tek ekspertet e huaj. Edhe ata që kanë dhuruar, nuk janë trajtuar denjësisht nga burokracitë e shtetit si për shembull rasti i Bebe Rexhes ku premtoi ndërtimin e disa banesave, por faza e aplikimit hka asur stërkëmbësha nga burokracitë e shtetit."

Gazetari ka bërë edhe një akuzë të fortë për abuzimin që sipas tij ka ndodhur me ndihmat për të prekurit nga tërmeti në fshatin Bubq.

Ai tha se ndihmat që do vinin në një qendër vullnetare në të cilën ka qenë i angazhuar, i kanë marrë dhe i kanë çuar mbrapa malit të Dajtit, ku i kanë groposur.

Kalaja u shpreh:

Na kanë marrë ndihmat që do vinin në qendrën tonë dhe na i kanë çuar mbrapa malit të Dajtit dhe i kanë groposur."

Gazetari tha se nëse projektet nuk dorëzohen në afat, mund të humbin fondet.

Sipas tij, afatin 2021 Rama do ta përdorë për zgjedhjet.

Ai tha:

Nëse nuk dorëzohen në afat këto projektet e zbatimit edhe mund të humbin prandaj nuk ështe koha për lavdi po për punë. Afati 2021 është strategji politike pasi Rama do e përdorë këtë për zgjedhjet, më jep votën të jap çelsat."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit