U bë i bujshëm lajmi se disa naftëtarë të Ballshit janë futur në grevë urie. Punonjësit e nënstacionit të Poçemit thonë se nuk do të ndalen derisa të marrin pagat që atyre u takojnë.
Mirëpo gjendja e tyre shëndetësore nuk është aspak e mirë, por gjithsesi naftëtarët nuk heqin dorë nga objektivi i tyre.
Pak çaste më parë u tha se njëri prej grevistëve ka temperaturë të lartë ashtu sikurse edhe tharje të gojës.
Menjëherë është lajmëruar ambulanca për ta dërguar në spital. Baçi Muça është naftëtari, të cilit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore mbrëmjen e sotme.