Paralajmërimi i fortë: Po hetohen 12 emra kryebashkiakësh të dyshuar si të përfshirë në krime

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.02.2020, 20:47

Të tjerë emra kryebashkiakësh të Rilindjes mund të rezultojnë të përfshirë në krime. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i cili ka bërë këtë paralajmërim të fortë.

Ai ka thënë për ABC News se po hetojnë në lidhje me 12 emra të rinj kryebashkiakësh. Më tutje, ai deklaroi se një kryebashkiak i zgjedhur nga zgjedhjet e 30 qershorit, mendohet të jetë i përfshirë në një vrasje në një shtet evropian.

Bardhi tha se në momentin kur të kenë fakte, do publikojnë denoncimet e tyre.

Ai tha për Abc News:

Nuk është sekret e kam thënë dhe më parë se kemi në proces verifikimi disa nga kandidatët e Edi Ramës në zgjedhjet e 30 qershorit dhe jemi duke pritur dokumentacionin provues, e riktheksoj se në këtë rast PD-ja po kryen detyrën e prokurorisë dhe pse nuk është detyra jonë ta bëjmë një gjë të tillë, ne po verifikojmë dokumentacionin për një kryebashkiak të paligjshëm, që ka qenë i dënuar, dhe ka gënjyer në formularin e Dekriminalizimin, kjo është detyre ligjore dhe e prokurorisë. Kjo është detyre e Prokurorit të Përgjithshëm i cili deri më sot nuk e ka kryer një gjë të tillë. Tashmë në proces verifikimi kemi 12 emra kryebashkiakësh të kishim mekanizmat e prokurorisë do të bënim të mundur zbulimin më shpejt të emrave të kryebashkiakëve të përfshirë në krime. Ne presim që me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë të verifikojmë indiciet për të dhënat që ne kemi për këto kryebashkiakë. Sapo të kemi një dokumentacion të tillë ne do të bëjmë denoncimin për shkeljen e ligjit të bërë nga një kryebashkiak. Të dhënat flasin për kryerjen e veprave të ndryshme penale, kemi dhe të dhëna që një person është i dënuar ne vendet evropiane për vrasje dhe për të tjerë të cilët janë të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike. Ju mund të shkoni dhe ta pyesni se çfarë po bën me katër rastet që i ka tashmë në prokurori. Një kryebashkiak ka të dhëna se është i dënuar për vrasje në një nga vendet e BE, këtë do ta bëjmë publike pasi të kemi të dhënat në dorë, dyshimet dhe të dhëna tona janë të qenësishme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit